Ish-kryeministri Majko: “Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak!”

Ish-kryeministri dhe deputeti Pandeli Majko ka reaguar për mos firmosjen e Marrëveshes së Ohrit nga Presidenti serb.
Majko shkruan: “Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak!
Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon.
Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…”- shkruan Majko.
Politika shqiptare ka përshendetur qëndrimin e kryeministrit Kurti.

SHKARKO APP