Ish-presidenti Bujar Nishani lëshon thirrjen: PROTESTO!

Nga Bujar Nishani

Protesta qytetare është një nga vlerat më të mëdha në integritetin e njeriut. Ajo kthehet në mekanizmin më të vlefshëm të reagimit në mbrojtje: të jetës së munduar nga varfëria, të drejtës së dhunuar nga banditizmi, dinjitetit të nëpërkëmbur nga anarkia, shtetit të shkatërruar nga injorantët !
Qytetarët kanë një fuqi që hajdutët e të korruptuarit, banditët e dhunuesit, oligarkët e mashtruesit nuk e blejnë dot qofshin të gjithë bashkë. Protestën!

Protesta na shërben për të thënë se e vërteta është e padiskutueshme! Ligësia mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund të fundit ajo mbetet aty me qytetarët që janë shumicë e padiskutueshme mbi të keqen.
Protesto!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?