Ish-presidenti që dje fliste për marrëveshje, sot quan normale votimet pa opozitën
Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka bërë sot deklarata që nuk janë në lartësinë e postit që ka mbajtur si kryetar i shtetit.
Në një intervistë për “News 24”, ish-presidenti u shfaq në të njëjtën gjatësi vale me Kryeministrin Edi Rama. Politikani që ndryshoi datën e zgjedhjeve lokale kur ishte vet kryetar shteti, sepse ia kërkoi Edi Rama, sot nuk e sheh të arsyeshme ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Mesa duket, me që sot është kundër saj Edi Rama. Politikani që u detyrua të shkelte kushtetutën vetëm për tekat e çertifikatave, sot e quan shkelje kushtetuese shtyrjen e datës së zgjedhjeve që synon të shmang përplasjen civile. Ndryshimi është se tekat e certifikatave në atë kohë i kishte Edi Rama dhe sa herë që ankohet Rama nuk ka shkelje kushtetuese, por vetëm parime demokratike.
Por deklaratat e Alfred Mosiut, presidenti që u propozua nga opozita e sotme, janë jo korrekte jo vetëm nëse i krahasojmë me disa vite me parë, por dhe me tre ditë më parë.
Ish-Presidentit, së bashku me një grup intelektualësh zhvilluan një takim ku kërkuan zgjidhjen e krizës. 30 qershori në këtë takim të tre ditëve më parë nuk quhej problem, pra mund të shtyhej. Madje edhe nga vet ish-presidenti nuk u përmend si një datë e pakalueshme. Me të drejtë, Moisu tha se e rëndësishme ishte të gjendej një zgjidhje afatgjatë dhe të shmangej përplasja. Por me qëndrimet që mbajti sot, nuk kuptohet se për çfarë kërkonte dialog Alfred Moisu. Nëse ishte i bindur se zgjedhjet ishin të drejta në 30 qershor pa opozitën, siç tha sot, për çfarë duhej dialogu!
Një ish-president i zgjedhur nga e djathta dhe që është vlerësuar për qëndrimet që ka mbajtur në detyrë kundër arrogancës që kanë gjithmonë qeveritë duket shumë i njëanshëm kur sot shfaqet në krah të Edi Ramës. Pikërisht në kohën kur edhe vet në PS ka zëra kundër këtij procesi farsë. Duhet thënë se ish-presidentit në fjalë është i vetmi nga ish-krerët e shtetit të cilin qeveria “Rama” e ka mbështetur më tepër.
Nuk dihet nëse qëndrimet e tij kanë lidhje me një makinë dhe një zyrë që ka marrë nga Rama?
Kjo mbetet të provohet!