Jurgen Uldedaj mposht në Dubai, kampionin e Europës dhe fiton titullin New IBF International Champion

Jurgen Uldedaj, New IBF International Champion.  Një ndeshje e jashtëzakonshme, kundër një kundërshtari kampjon Europe, në një publik të zjarrtë, transmetuar ekskluzivisht nga “DAZN Boxing”, televizori me shikueshmërin më të lartë në botë për boksin profesionist.

Një ndeshje e vlerësuar e vështirë, kundër një kundërshtari me eksperiencë dhe me recorde pozitive. Ai është Anglezi 33 vjeçar, Steve Ward, me 14 fitore dhe 2 humbje në karrier. IBF International, është paratitull dhe është rruga e vetme, për të sfiduar titullin e madh, “IBF World Champion” . Por Uldedaj fitoi.

Këtë titull botëror, në 3 vitet e fundit e kanë fituar boksier kampion me shumë emër si: Firat Arslan, Aleksei Papin, Aleksei Egorov, Cheavon Clarke, Isaac Chamberlain.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?