Jurgen Uldedaj, shqiptari me më shumë tituj botëror në boksin profesionist, me 19 korrik ndeshet në Dubai
JURGEN ULDEDAJ, shqiptari me më shumë tituj botëror në boksin profesionist ( BDB International, WBO Youth, WBC Youth, IBO Mediteranio, WBA Europe). Ai është i rënditur 12-ti, në rankingun Botëror në Federatën më të vjetër të boksit, “WBA Boxing”.
Me 19 Korrik është ndeshja e Tij e radhës, në Dubai, United Arab Emirates, për një titull tjetër të rëndësishëm botëror, “IBF International”. Një ndeshje e vlerësuar e vështirë, kundër një kundërshtari me eksperiencë dhe me recorde pozitive. Ai është Anglezi 33 vjeçar, Steve Ward, me 14 fitore dhe 2 humbje në karrier.
IBF International, është paratitull dhe është rruga e vetme, për të sfiduar titullin e madh, “IBF World Champion” Këtë titull botëror, në 3 vitet e fundit e kanë fituar boksier kampion me shumë emër si: Firat Arslan, Aleksei Papin, Aleksei Egorov, Cheavon Clarke, Isaac Chamberlain. Ndeshja transmetohet live në Televizorin me shikueshmërin më të lartë, për boksin profesionist, “DAZN boxing”, si dhe në RTSH sport, duke filluar nga ora 19:00, me orën e shqipërisë.