Kancelari gjerman, Friedrich Merz: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Irani!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka kërkuar Iranit që të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj objektivave civile në Izrael. Në të njëjtën kohë, ai riafirmoi qëndrimin e Gjermanisë se Republika Islamike “nuk duhet të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore”. “Do të ishte një kërcënim për Izraelin, Lindjen e Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”, deklaroi kancelari në Berlin para se të nisej për në samitin e G7-ës në Kanada. Krerët e shteteve dhe qeverive të Grupit të shtatë kombeve kryesore demokratike të industrializuara do të takohen atje.

Izraeli ka të drejtë të “mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij”, theksoi Merzi. “Kjo çështje do të jetë shumë lart në agjendën e samitit të G7-ës”.

SHKARKO APP