Kërcënohet me jetë kryetari i KQZ-së, Garda e merr në mbrojtje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e KQZ-së u përplasën ashpër për hapjen e kutive të votimeve njërartiake të 30 qershorit. Pas kësaj mbledhje, mësohet se Zguri ka marrë kërcënime me jetë për të dhe familjen e tij.

Burime mediatike bëjnë të ditur se ”kërcënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivësh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po kështu familja e kryetarit të KQZ është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Burime policore tregojnë se personi (bashkë me persona të tjerë) që ka kërcënuar jetën e kryetarit të KQZ dhe familjes së tij është me inicialet E.P. dhe ka prejardhje nga një fshat i Shkodrës. Sipas burimeve ai është një person me precedentë kriminalë dhe operon në Selanik, por herë pas here hynë me emra të rremë në Shqipëri.

Personi që ka kërcënuar Klemend Zgurin dhe familjen e tij ka prirje radikale esktremiste komuniste dhe njihet në dosjet e policisë shqiptare si person i lidhur me trafiqet e drogës në Rajon. Në këtë drejtim dhe person me prirje terroriste po heton policia e shtetit. Por personi kërcënues ka ndryshuar disa emrin dhe mbiemrin. Megjithatë siç kërkon edhe PD ai duhet arrestuar. Në rast të kundërt përgjegjsia bie direkt mbi kryeministrin.

Pas kallzimit nga kryetari i KQZ janë mobilizuar njerëzit e antiterrorit në policinë kriminale për të arrestuar kërcënuesin E.P. Burimet policore tregojnë se foto dhe të dhënat e tij janë shpërndarë Interpolit dhe pritet ndalimi i tij për t’u gjykuar nga drejtësia. Të gjitha lidhjet e tij në Shkodër dhe në Selanik janë vendosur nën përgjim.

SHKARKO APP