Këtë të hënë, për tre ditë, Tirana kthehet në qendër të turizmit ndërkombëtar
Nesër Tirana do të jetë epiqendra botërore e turizmit. Do të mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, “FESTA”, që nis nesër në Tiranë, në bashkëpunim të veçantë me Organizatën Botërore të Turizmit, ku do të mblidhen pjesëmarrës nga 38 vende të botës, në një platformë diskutimi e promovimi për Shqipërinë si destinacion i ri turistik i Mesdheut.
Kjo Konventë do të zgjasë për tre ditë.
Shqipëria, por veçanërisht Tirana, është kthyer në qendër të kërkuar nga turistët e huaj.