Kingsley Coman përballet me ofendime raciste për shkak të dështimit në penallti ndaj Argjentinës

Ofendimet e paturpshme dhe të papranueshme të përdoruesve të rrjeteve kundër lojtarëve francezë me ngjyrë, për shkak të humbjes së penalltive. Por atyre u vjen edhe mbështetje e madhe…

Nuk është e nevojshme të kërkoni shumë, ai i del vet përpara çdo përdoruesi: postimet e emoji-t të majmunit dhe simboli i jashtëqitjes së qenit. Pas humbjes në finalen e Kampionatit Botërore në futboll, të mbajtur në Katar, kundër Argjentinës me penallti, lojtari me ngjyrë i kombëtares franceze Kingsley Coman është fyer në mënyrën më të keqe të mundshme në rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe Instagram.

Në komente mund të lexosh dhe shikosh të gjithë portofolin racist, më së shumti në kanalin e tij në Instagram. Disa nga përdoruesit e hutuar do të donin madje ta dërgonin atë diku në Afrikë.

Coman, i cili ka lindur në Paris në vitin 1996, ishte ekzekutuesi i dytë nga Franca i penalltisë, por goditjen e tij e mbrojti portieri argjentinas Emiliano Martinez. Pas Coman edhe lojatri tjetër i radhës Tchouameni (po ashtu me ngjyrë) dështoi për Francën dhe u hap rruga për fitoren e Argjentinës. Por u hap rruga edhe për ofendimet më të tmerrshme, ndonëse presidenti Emmanuel Macron u doli në mbrojtje lojtarëve. “Les Bleues na bëri të ëndërrojmë”, shkroi në Twitter presidenti Emmanuel Macron, duke ngushëlluar lojtarët në fushë. Por në mesin e përdoruesve të rrjeteve, kishte jo pak prej tyre që shfrenohen me sharje e ofendime të paparanueshme.

Sulmet edhe ndaj lojtarëve anglezë

Pak më shumë se një vit më parë, edhe lojtarët me ngjyrë të Anglisë, Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford përjetuan ofendime të ngjashme. Të tre ata nuk arritën të shënonin në penallti kundër Italisë në finalen e Kampionatit Evropian dhe më pas u bënë objektiv i komenteve raciste. Lojtari në moshë të re i Arsenalit, Saka kërkoi madje llogari nga operatorët e platformës: “E dija menjëherë se çfarë lloj urrejtjeje do të përballesha. Ky është një realitet i trishtuar që platformat tuaja të fuqishme nuk po bëjnë sa duhet për ta ndalur këtë lajm”, shkroi Saka në Twitter.

Megjithatë, duket se nuk është bërë shumë në këtë drejtim. Përsëri, komentet qartësisht raciste po bllokohen ose hiqen. Po shihet madje një fenomen tjetër: Coman dhe shoku i tij i skuadrës Aurélien Tchouaméni janë lojtarë shumë të njohur (të Bajernit dhe Real Madridit, e njëkohësisht edhe ndër shtyllat e kombëtares franceze). Por e mira është që shumica e përdoruesve megjithatë nuk duan të heshtin dhe u dalin atyre në mbrojtje, duan të përballen drejtpërdrejt me urrejtjen dhe racizmin. “Gëzuar Mbret!” thuhet në komente, dhe “Mos ki turp…ju jeni heronjtë tanë pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur në penallti”. Zemrat dhe flamuri kombëtar i Francës janë vendosur në shenjë mbështetjeje. Një përdorues përmbledh të gjithë këtë situatë në një mënyrë shumë të bukur kur shkruan: “Nëse ai (Coman) fiton, ai është francez. Nëse jo, ai është një afrikan.”

Inkurajimi për Coman dhe  bashkëlojtarët e tij erdhi edhe nga krerët e Bajernit. Presidenti i FC Bayern, Oliver Kahn, i ka bërë një kompliment të madh Comanit përmes Twitter. Nënkampionët francezë të botës mund të jenë të gjithë “krenar”. Tani duhet të ringrihen dhe të vazhdojnë, shkruan Kahn. Por Coman dhe shokët e tij tani duhet të përballen edhe me këtë urrejtje dhe ta lënë pas vete.

SHKARKO APP