Koço shpall “vendimin” e Gjykatës Kushtetuese:Mandati nuk hiqet!

Gazeta “Shekulli” pronë e deputetit Koço Kokëdhima ka botuar sot në krye të faqes së parë të saj foton e botuesit të saj dhe një speciale ku me një fantazi të paparë ai shpall veten fitues të gjyqit me PD-në për mandatin e tij të deputetit në Gjykatën Kushtetuese. Pra improvizimi me organizatën studentore ndërkombëtare ELSA (siç thotë gazeta e tij) në fakultetin e drejtësisë si një gjyq simultan në Gjykatën Kushtetuese e ku pas diskutimeve, sipas “Shekullit”, Koço ka shumë të drejtë dhe nuk i hiqet mandati i deputetit. Pra “gjyqi” që bën dhe vendimi që do të jap Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë duhet të jetë siç vendosi ” gjykata” e improvizuar!

Pra kanë improvizuar një sallë me studentë ku 9 anëtarët e “gjykatës kushtetuese” shqyrtuan në themel çështjen në qendër të të cilit është deputeti Koço Kokëdhima nëse ka konflikt interesi siç e akuzon PD-ja. Nga diskutimet dhe debatet në gjykatën e sajuar mandati vazhdon për “supërdeputetin” e Jugut dhe që ka influencë katastrofale mbi kryeministrin Rama. Pas “debateve” të shumta në “sallën e Gjykatës Kushtetuese” (studentore)  vendosën se Kokëdhima nuk ka shkelur ligjin dhe se nuk mund ti hiqet mandati !

Por ndryshe nga salla e improvizuar me një tjetër gjykatë pritet këto ditë që Gjykata Kushtetuese (realja) të vendos për fatin e mandatit të deputetit Kokëdhima.

k3 k2 k1

SHKARKO APP