Konferenca e donatorëve jep 1.15 miliard euro për Shqipërinë. Apeli amerikan: Mos i shpërdoroni!
Përfundimisht konferenca e donatorëve në Bruksel dha 1.15 miliard euro për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama sapo mori vesh shifrën e lartë të dhënë nga donatorët falenderoi të gjithë që kontribuan.
Ndërkohë përfaqësuesi i SHBA, Matthew Palmer, i cili është edhe i dërguari për Ballkanin Perendimor i Departamentit Amerikan të Shtetit pasi shpjegoi se ndihma amerikane për rindërtimin pas tërmetit do të jetë 5 milionë dollarë, zyrtari i lartë, theksoi se kërkohet transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve.
Zyrtari i DASH, Matthew Palmer u shpreh se ndihma që po jepet duhet të shpenzohet nga Shqipëria në mënyrë transparente dhe duhet të shkojë për ata që kanë vërtetë nevojë. “Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. SHBA ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Zanafilla e miqësisë sonë është prej Konferencës së Versajës kur Presidenti Uillson u ngrit për të mbrojtur Shqipërinë. Ne ishim aty në vitin 1991 kur erdhi demokracia. Ne kemi tre faza, reagim, rindërtim dhe minimalizim i risqeve. Ne fillimisht dhamë një ndihmë të shpejtë prej 800 mijë dollarë. Qeveria e SHBA jep 3.9 milionë dollarë Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse, që të shkuar për ata që kanë shkuar më shumë nevojë dhe në mënyrë të drejtë 800 mijë dollar për monumentet e kulturës në Durrës, Tiranë dhe Prezë. Më pas do të japim edhe 600 mijë dollarë dhe për Kryqin e Kuq për qendra shëndetësore dhe emergjencat”- tha Matthew Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve.
Pra eurot i morët por kujdes se mos i vidhni!-ishte nënteksti amerikan.
SHIFRAT E DONACIONEVE
BE- 100 milion euro,
KE- 15 milion euro,
Gjermania- 11 milion euro,
Italia- 65 milionë euro,
Franca- 100 milion euro,
Suedia- 5.6 milion euro,
Britania e Madhe- 1 milion pound,
Kroacia- 1 milion euro,
Luksemburgu- 250 mijë euro,
Serbia- 2 milionë euro,
Polonia- 2.7 milionë euro,
Danimarka- 2.7 milionë euro,
Greqia- 2.5 milionë euro dhe 200 shtëpi,
Holanda- 3 milion euro,
Sllovakia- 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria- 1 milion euro për rindërtimin,
Republika Çeke- 9.5 milionë koruna,
Sllovenia – 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,
Hungari- 5.6 milione euro,
Finlanda-300 mijë euro,
Bullgari- 375 mije euro,
Spanja- 20-25 mije euro,
Rumania- 2 milion lei,
Mali i Zi -500 mije euro,
Maqedonia e Veriut- 6 milionë dinar,
Kosova- 200 mijë euro
Bosnje Hercegovina- 100 mijë marka,
Banka Islamike për Zhvillim- 365 milionë euro kredi për programe financimi ne 5 vite,
Banka Botërore- 160 milionë euro kredi,
Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,
Banka e Këshillit të Europës- 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua,
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin,
Emiratet e Bashkuara Arabe- 2 mijë njësi banimi me vlerë 70 milionë euro,
Zvicra- 9 milionë euro grante për rindërtim,
Katari- 5 milionë dollarë
SHBA- 3.9 milionë dollarë dhe 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara,
Japonia- 2.5 milionë euro
Azebajxhani- 500 mijë euro
Norvegjia- 21 milionë korona norvegjeze,
Koreja e Jugut- 300 mijë dollarë
Lihtenshtajni- 50 mije euro,
Algjeria- 50 mije euro
Brunei- 50 mijë dollarë
UNICEF-500 mijë euro