Koronavirusi vret edhe të rinjtë, shembulli vjen sot nga Kavaja

Sot koronavirusi mori edhe një 43 vjeçar. E për më tepër, 43-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera. Ai ishte kthyer nga Italia në 9 mars dhe më pas u shtrua në spitalin e Traumës, pas shfaqjes së shenjave të para. 43-vjeçari u shtrua bashkë me të atin e tij, ndërsa nëna e tij ndodhet ende në Itali.

Mesa duket, COVID-19 nuk “zgjedh” domosdoshmërisht vetëm ata të moshës së tretë dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

Kjo është një arsye më shumë për të treguar kujdes, për të respektuar izolimin dhe për të qëndruar të shëndetshëm.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tek të rinjtë që të respektojnë në krizën e Coronës rregullat e vendosura.

„E kam një mesazh për të rinjtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. “Ju nuk jeni të pathyeshëm.” Vërtet që për të moshuarit ekziston rreziku më i madh i infektimit me Sars-CoV-2 dhe të zhvillohet sëmundja e mushkërive, Covid-19. “Por nuk është se ajo i anashkalon të rinjtë”, tha Tedros. “Ky virus mund të thotë edhe për ju shtrim disajavor në spitale, ose edhe mund t’iu vrasë.”

Ikja nga jeta e 43 vjeçarit nga Kavaja sot prej korona virusit, dhe ku është vertetuar se nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, jep alarmin për të qenë të kujdesshëm të rinjtë.

Pra kujdes se koronavirusi nuk vret vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë.

SHKARKO APP