Krimi trondit sërish Elbasanin, ekzekutohen 2 persona. Një nga viktimat i dënuar me 23 vite burg

Krim i dyfishtë në Elbasan. Ardian Çollaku rreth 50-vjeç, ka mbetur i vrarë nga kërcitja e armëve, ndërsa viktima tjetër është Lulzim Bitri. Ngjarja kriminale u regjistrua në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur nuk dihen ende.

Kamerat e sigurisë së karburantit pritet të zbardhin më shumë detaje si ndodh ngjarja. Policia ka gjetur në fshatin Balldre një automjet të djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori apo autorët, në ekzekutim. Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit të Elbasanit, ndërsa në Elbasan kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal.Po ashtu Çollaku i njohur edhe si Subashi, është person me precedent penal. Në vitin 2015 u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP