Kriminale është rritja e çmimeve të ushqimeve dhe perimeve e frutave

Kur koronavirus po shënon rritje të numrit të të prekurve, paralelisht po ecin edhe çmimet. Sot në tregun e ushqimeve dhe fruta-perimeve kishte rritje të madhe, bile jashtëzakonisht të lartë të çmimeve. Po sot kryeministrit Rama paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të rritet numri i të prekurve me koronavirus, çka rriti vrapimin për supërmarkete e dyqane të qytetarëve. Dhe me këtë turravrap, edhe tregtarët rriten prapë çmimet, sa fjala vjen limoni nga 1 mijë lek kilja ka shkuar në 2500 deri në 3000 mijë lekë brenda ditës.

Shteti duhet me anë të instrumentave kontrollues t’i ndalojë, ti gjobisë apo mbyllë aktivitetin personave apo firmave të tilla kriminale të cilët shfrytëzojnë një situate të tillë emergjence kombëtare.

Pra po rriten shumë çmimet e ushqimeve bazë, përveç bukës e cila nuk ka shënuar rritje. Por të gjitha ushqimet e tjera dhe perime-frutat janë në stratosferë në çmime.

Edhe farmacitë po bëjnë namin me fitime duke rritur çmimet.

Nisur nga bllokimi krejt kufijve tokësorë, përveç linjave ajrore me Italinë dhe Greqinë, si dhe bllokimit të punëve prodhuese nga shumë firma e kompani, edhe në fushën ushqimore, rrezikohet që çmimet javën e ardhshme të jenë të papërballueshme për qytetarët.

Natyrisht që justifikimi mund të jetë se “në radhë të pare shëndeti prej koronavirusit”, por koronovirusi kërkon jo vetëm vetizolizim e kontroll, por edhe ushqim te njerëzit.

Edhe koronavirus, edhe barku bosh prej çmimeve, nuk shkojnë bashkë!

SHKARKO APP