Kryegjyqtari i Gjirokastrës Guxim Boçi i kërkon favore seksuale qytetares

Sistemi i Drejtësisë tronditet sërish.

Në emisionin investigativ “STOP”, u publikohet regjistrimi audio i kryetarit të gjykatës së Gjirokastër, Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për  çështjen e saj në gjykatë.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…

Qytetarja: – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë? Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin. —————————-

Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju? Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja– Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee.C’pate ti?

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë. Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem. Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Ngjarja me vonë:

Qytetarja– Mbaje cik makinën, mbaje!

Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze.(i thotë taksistit)

Qytetarja– S’ka problem. Dil cik më para, hap krahun.

Gjyqtari – Ca?

Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja– Të erdhi mirë, që më the ashtu ?

Gjyqtari – Si?

Qytetarja – Ashtu siç ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja. Hajt mirupafshim tashi.

Gjyqtari – Ti atë bën edhe…

Qytetarja – Ja të shohësh.

Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja – Po.

Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.

Qytetarja– Po ashtu do ndahemi.

Gjyqtari – O çupë , thirri mendjes

Qytetarja– Ik

(Marrë me shkurtime).

Lexoni lajmet të tjera për këtë ngjarje:

Manjani: KLD të shkarkojë urgjent gjyqtarin e Gjirokastrës

Gjyqtarit iu publikuan përgjimet në ditën e dasmës së vajzës

Përgjimet, Krimet e Rënda nisin hetimin për Kreun e Gjykatës Gjirokastër

Thellohet skandali i gjyqtarit ‘maniak’, i kërkoi seks dhe psikologes

Skandali në Gjirokastër/Tahiri: Reforma do na çlirojë nga të gjithë palaçot në drejtësi

SHKARKO APP