FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali në Gjirokastër/Tahiri: Reforma do na çlirojë nga të gjithë palaçot në drejtësi

Ministri i Brendshëm, Samir Tahiri ka reaguar për skandalin seksual me kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci. Ministri deklaron se këto janë ditë të zeza për drejtësinë dhe shpjegojnë se përse një pjesë e gjyqtarëve nuk e duan reformën në drejtësi.

“Ditë të zeza për drejtësinë, ndër shumë të tilla, vetëm këtë javë. Njeri në Dibër, tjetri në Fier, i fundit në Gjirokastër. Ditë për të kuptuar përse nuk e duan vettingun, as Korporata e Gjyqtarëve, as KLD, as SHQUP-i. E jo vetëm këta! Faleminderit medias! Po bën punën që duhet të bënin institucionet, për fat të keq, por kjo ka edhe më shumë vlerë”,- shkruan Ministri në Facebook.

Tahiri shprehet se shpresa është që reforma në drejtësi të çlirojë sistemin nga këta gjyqtarë palaço. “Ka ende shpresë! Reforma në Drejtësi do na çlirojë nga te gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë, që sot vënë ende gjoba në xhepin dhe mishin e qytetarëve. Vetëm reforma në drejtësi!”,- shprehet Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?