Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monika Kryemadhi: Një mandat i dytë i Erion Veliajt rrezikon karriken e Edi Ramës

Intervista
E martë, 14 Shtator 2021 21:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Monika Kryemadhi ka deklaruar, ndër të tjera, në ‘5 pyetje nga Babaramo” se deklarata e saj është ndryshuar, duke shtuar se Veliaj është pjesë e PS-së dhe në shërbim të Edi Ramës.

Ndërkohë Kryemadhi ka shtuar se lufta e brendshme në PS është mjaft e ashpër, pasi një mandat i dytë i Veliajt në Tiranë do të thotë rrezik për Edi Ramën.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Pjesë nga intervista:

Duke komentuar këtë çështjen e fundit të Unazës së Re, ju keni mbajtur një qëndrim të diferencuar ndaj kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. A është ky një perceptim i gabuar i medias apo…?

Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime. Mua nuk më vjen çudi, sepse së pari personazhet në fjalë që qenkan indinjuar nga fjalia ime, kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën tjetër të fjalisë. Pavarësisht nga kjo, unë i qëndroj përsëri fjalëve të mia, sepse jam koherente në ato që them, sepse duhet të kemi parasysh që asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë. Ka një problem në atë që dua të theksoj që më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan. Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër  një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste. Nëse këto lloj njerëzish nuk e kuptojnë mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit. Pra, një gjysmë fjalie që thotë Monika Kryemadhi që “Po, Erion Veliaj nuk ka punuar. Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Unë po jua them prapë, Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj. Ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste sepse duke qenë mandati i dytë i Erion Veliaj-t, i rrezikon ‘Kryetarllëkun” Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, atëherë atij i intereson kjo gjë.

Pse e rrezikon?

Po sigurisht që e rrezikon sepse mos të harrojmë që një kryetar Bashkie, i cili ka marrë një buxhet jashtëzakonisht të madh nga Bashkia e Tiranës për të bërë projekte nga më të ndryshme, dhe nga ana tjetër biznesmenë, ku të cilët gjithë këto kulla që po ngrihen në mes të Tiranës, në njëfarë mënyre kanë një firmë të Edi Ramës dhe një firmë të Erion Veliaj. Pra, biznesmeni i ngelet borxh edhe Erion Veliajt, edhe Edi Ramës. Është më komod me Erion Veliaj dhe këtë nuk e garanton dot Edi Rama. Janë bizneset më komode me Erion Veliajn apo Edi Ramën, kjo është një gjë për tu parë dhe për të pyetur bizneset. Nga ana tjetër, dua tju them edhe një gjë. Edhe pse nuk i pëlqen diversioni këtyre njerëzve, që për mua nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi, mos harrojmë që Edi Rama është një nga personat që nuk duron dot njerëz të cilët e kalojnë popullaritetin më shumë se Edi Rama.

E ka kaluar Erion Veliaj?

Unë mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës. Kështu mendoj unë, është gjë tjetër kjo pastaj për tu diskutuar. Pse? Sepse edhe Fatmir Xhafën për këtë arsye e shkarkoi. Popullariteti ose forca mund të themi e Fatmir Xhafës po fillonte ti bënte hije karriges së Edi Ramës dhe automatikisht, por mos u çudisni ku një ditë më vonë ne pamë Fatmir Xhafën në krah të lali Erit në takimet e Bashkisë së Tiranës që kishte në zonën e vet ku ai është deputet. Pra, ajo që dua të them është që argumentimi i cili përdorin kundër meje, ka dy rrugë. Një, bëhet pjesë e makinerisë së lali Erit. Pra për të propaganduar akoma dhe më shumë. Ana tjetër, ose janë pjesë e propagandës së makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur apo reduktuar Erion Veliajn. Këta njerëz që paskan kaq merak gjysmën e fjalisë time pse paskam thënë unë këtu, por pse nuk shkruan njëherë këta për shitjen, apo për blerjen që u bëri Erion Veliaj këshilltarëve të LSI-së, kur ndërkohë pjesa tjetër e këshilltarëve të LSI-së dolën kundër rritjes së ujit, por si këta njerëz nuk e bënë prezentë absolutisht asnjëherë, denoncimin dhe padinë penale që i ka bërë grupi i këshilltarëve të LSI-së ndaj Erion Veliaj për kalimin e kompetencave për teatrin, marrjen e një fuqie juridike që nuk i takon Erion Veliajt, pra heqjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak. Nuk e ka shkruar asnjë portal, këtë e kanë bërë këshilltarët, sepse asnjë nga këta analistë nuk e përmendi faktin që thelbi i Teatrit Kombëtar fillon nga Erion veliaj, ky që i ka hequr të drejtën Këshillit Bashkiak për të thënë jo shembjes së teatrit, por ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak. Si nuk u kujtuan këta analistë, që të thonë ore Erion Veliaj çdo ti në Unazë të Re, nuk është e drejta jote juridike, Unaza e Re nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës, ajo është pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, dhe kjo unazë është me paratë e buxhetit të shtetit….

(marrë me shkurtime)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.