Kryemadhi: Shqiptarët refuzuan shtetin monist të Ramës, tani t’i japim fund
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklartë para mediave, u shpreh se dje 85% e shqiptarëve refuzuan të ishin pjesë e votimeve njëpartiake.
Duke e cilësuar një fitore, Kryemadhi deklaroi se pjesëmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri, si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Sipas saj, tashmë përgjegjësia dhe sfidat e opozitës është shumë herë më e madhe, pasi shqiptarët presin një Shqipëri që iu ofron atyre një shtet të së drejtës dhe që iu garanton të ardhmen.
“KQZ ka shkelur mbi 30 kodin zgjedhor për votime të paligjshme, që kryhen me urdhër të tyre, votohet me urdhër të tyre, numërohet me urdhër të tyre. Dita e djeshme ishte dhunim i hapur i Kushtetutës, por dhe një tentativë e dështuar e krijimit të një shteti monist.
Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por dhe një përgjegjëse madhe për opozitën. Sot sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëmarrjen masive dhe fjala e tyre është përgjegjësi e madhe për ne.
Opozita e bashkuar duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës. Sot shqiptarët presin nga opozita një Shqipëri që iu ofron atyre një shtet të së drejtës, që iu garanton të ardhmen, lirin e votës, t’iu japin fund maktheve. Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuan Ramën, por duhet të punojmë fort për të fituar besimin e tyre.
Në këtë vend ka pasur zhvillim, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, por asnjëra nuk lidhet me pushtetin e Ramës. Ne ngritur në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm dhe të lidhur me krimin.
Shqipëria po e ndjen këtë në mënyrë dramatike. Me Ramën në krye po shkojmë drejt izolimit total dhe të pakthyeshëm. Duhet të punojmë fort për qytetarët, 85% e të cilëve refuzuan Ramën dje”, tha Kryemadhi.