Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 07:32 NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi Gjatë takimit të NATO-s në Berlin liderët perëndimorë paralajmëruan Rusinë ndaj provokimeve të mëtejshme. Aleanca riafirmoi gatishmërinë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryemadhi: Takime në Uashington për të rakorduar zgjidhjen e krizës

Kryemadhi: Takime në Uashington për të rakorduar zgjidhjen e krizës

Intervista
E martë, 4 Shkurt 2020 20:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet këto ditë në SHBA, ku po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve amerikane dhe komunitetin shqiptar që jeton në Amerikë.

Në një intervistë dhënë për “ALBTV USA”, kryetarja e LSI-së ka folur për takimet me përfaqësuesit e institucioneve amerikane dhe përpjekjet për zgjidhjen e krizës që po kalon vendi.

Në intervistën e dhënë për median shqiptare në SHBA, Kryemadhi ka folur dhe për problemin kryesor me të cilin përballet Shqipëria, largimin e të rinjve.

Pjesë nga intervista e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhënë gazetarit Beqir Sina në SHBA

Pyetje: Znj.Kryemadhi ju vini në SHBA, pas një situate që ka kaluar kohët e fundit Shqipëria. Në pikat e përgjithshme cila është situata sot në vendin tonë?

Kryemadhi: Është ajo që thashë dhe pak më përpara në takim, në kuadrin e sensibilizimit të të gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos të brezit të ri që është larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së funksionimit të shtetit, për shkak të mungesës së ofrimit të mundësive për të rinjtë shqiptarë. Shumë të rinj dhe të reja shqiptarë janë larguar drejt Amerikës, Anglisë, Gjermanisë dhe shumë vendeve të tjera dhe pjesa më e rëndë që po e dëmton faktikisht shtetin tonë është palca kurrizore e kombit që janë intelektualë, shtresa e mesme dhe pjesa më e shkolluar e saj. Ne ishim në Michigan, në takimin e parë i cili ishte shumë mbresëlënës por ishte dhe shumë ngacmues dhe ndërkohë ajo që pashë sot këtu ku gati 80% e sallës ishin anëtarë të LSI të cilët kanë qenë pjesë e LRI, më pas pjesë e strukturave drejtuese, të cilët shumë shpejt janë sistemuar dhe janë integruar në jetën e shtetit amerikan. Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është varfëria që  i ndodh çdo ditë e më shumë Shqipërisë, gjë që e dobëson jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë jo vetëm në rajon por dhe mundësinë dhe të ardhmen e brezave të rinj që ne shpresojmë që do të rriten dhe do të vazhdojnë për të mbajtur në  këmbë identitetin tonë kombëtar. Meqë të vish në Amerikë është e vështirë sepse është goxha larg, ne do të përfitojmë nga rasti për të bërë dhe disa takime të tjera në Uashington, me drejtues të institucioneve të SHBA në mënyrë të tillë për të rakorduar dhe për të ecur përpara me një axhendë që është shumë e rëndësishme për të zgjidhur këtë moment krize të cilën po kalon sot Shqipëria.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Shqipëria ka një hartë shumë të veçantë që është, 9 kushtet e Bundestagut, ku dhe për to janë dhe SHBA, krijimi të cilave dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, është e vetmja rrugë e cila mbyll përfundimisht çdo iluzion të çdo interesi tjetër që nuk është pjesë e strategjisë shqiptare. Që janë dy partnerët tanë kryesorë BE dhe aleati ynë i vetëm strategjik, SHBA. Hapja e negociatave e qartëson përfundimisht axhendën e Shqipërisë dhe jetës politike shqiptare. Kushtet në të cilat ndodhet sot rajoni, janë mjaft të vështira dhe integrimi dhe organizimi i gjithë faktorit shqiptar që jetojnë në SHBA, ka të bëjë jo vetëm me sensibilizimin e ngritjes së problematikave por edhe angazhimin e gjithë qytetarëve shqiptar, pra shtetasve shqiptaro-amerikan të cilët nëpërmjet ndikimit të tyre qoftë ndikimit politik, qoftë ndikimit ekonomik, për të detyruar politikën shqiptare, pra ne që në një farë mënyrë kemi arritur të krijojmë këtë lloj konfuzioni politik, për t’i dhënë drejtimin përfundimisht dhe për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin. Mbylla e tranzicionit, hapja e negociatave do të kërkojë kapacitete shumë të mëdha njerëzore. Sepse sot Shqipëria vërtet është e gatshme shpirtërisht për të hapur negociatat me BE, por sot Shqipëria nuk ofron kapacitetet njerëzore, intelektuale dhe profesionale për të ofruar dhe për të ecur në gjithë procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE. Edhe pse BE sot gjendet në kushte shumë të vështira, e vetmja mënyrë e thashë dhe më përpara, dielli në Shqipëri lind nga perëndimi dhe kjo është e vetmja mënyrë që ne të fuqizojmë rolin e Shqipërisë në rajon dhe t’i kthehemi atij stabiliteti që Shqipëria ka krijuar në këto 30 vite të tranzicionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

FOTO GALERI/Takimet e kryetares së LSI me komunitetin shqiptar në SHBA




VIDEO/Intervista Kryemadhit për televizionin “ALB TV USA”

Etiketat e lidhura

Kryetarja e LSI-sëMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 26 minutash

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 42 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 44 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 19 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 9 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.