Kryeministër i superngarkuar me “kunguj” pushteti. Kështu vjen rrëzimi

Edi Rama ka hyrë në një udhë të vështirë për të personalisht si dhe për mazhorancën. I ngarkuar me të gjitha pushtetet, ku së fundi mori edhe krejt “tepsinë” e pushtetit vendor, kryeministri ka filluar të lëkundet dhe po shikon fundin e supër pushtetit.

Për publikun po sqarojmë se çfarë pushtetesh dhe institucionesh kushtetuese ka futur nën zotërim:

1-Pushtetin parlamentar, bile edhe deputetët e “opozitës” së re votojnë qeverinë.

2-Pushtetin Ekzekutiv. Edhe këtu shkarkoi dhe largoi padrejtësisht Fatmir Xhafajn e Ditmir Bushatin, të dy krejtësisht socialistë në gen. Dhe emëroi rilindas të cilët nuk kanë asnjë lidhje me të majtën, përjashtuar Blendi Klosin.

3-Pushtetin vendor e mori 100% si në kohën e Enverit.

4- Prokurorin e Përgjithshëm e zgjodhi me 69 vota.

5- Shërbimin Sekret e drejton kryeministri.

6-Mediat, në shumicën dërmuese janë të lidhura me interesa kryeministrore.

7-Oligarkët drejtojnë dhe bashkëndajnë paratë me qeverinë

8-Sistemin e drejtësisë po e kontrollon me anë të “Rama-reformën”.

Së fundi kryeministri po kërkon të marrë edhe presidencën e Republikës. Por këtu do të thyejë hundët.

A.Mati

SHKARKO APP