Kryeministri Rama: Shullazin nuk e njoh, ai vetëm më ka vjedhur votat

Akuzave te PD-se ne parlament se kryeministri Rama dhe ministri Tahiri kane lidhje me Shullazin u ngrit kreu i Ekzekutivit Rama dhe pergenjeshtroi se nuk kishte asnje lidhje me Shullazin. Ai tha se Shullazin e njihte vetem kur ne kohen e PD-se vidhte votat e prishte mitingjet e mija per llogari te selise blu.

Edi Rama tha se ju si opozite nuk doni reformen ne drejtesi. Replika te forta u bene ne parlament mes Edi Palokes e Arben Ristanit dhe kryeministrit ne lidhje me Shullazin. Edhe Jozefina Topalli theksoi se Rama eshte i lidhur me banditët e Shullazit e bandat e tjera te deputetëve.

Perseri kryeministri insistoi se Emiliano Shullazin e  ndaloi policia dhe prokuroria u detyrua ta arrestonte. Pra merita eshte e policise, theksoi kryeministri.

Rama tha se e ka ndeshur Shullazin në dy raste: “Në zgjedhjet e 2007 dhe në 2009 kur dhunonte takimet elektorale te PS te njësia 7” tha Rama. “Është dëshmitare Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Po të doni pyesni dhe një Erzen Erzen, që e keni pasur ju drejtor policie. Jo lumin, po drejtorin” iu drejtua Edi Rama demokratëve, të cilët sot e akuzojnë se po e përdor Emiliano  Shullazin për presion ndaj kundërshtarëve të tij. Me pas ai shtoi se “Unë nuk mund të them se ti ke luajtur poker me Shullazin te Milosao”. Kështu reagoi kryeministri Edi Rama ndaj Edi Palokës, kur kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat e akuzoi për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin. “Ti je i dënuar si shpifës për Shullazin. Se ti i lë lekët në skendina”, vijoi më tej kryeministri. Më herët Paloka tha se Rama është i keqardhur që Shullazi iu kap në befasi nga prokuroria. Sipas tij, kryeministri ka frikë se ashtu si Shullazi i kapen edhe kriminelë të tjerë që ai kërkon t’i përdorë për të vjedhur zgjedhjet.

SHKARKO APP