Kryeministri, kritika për çmimet e larta në Jug: U kanë dalë trutë nga vendi dhe nuk dinë se çfarë bëjnë!

Sot Edi Rama ishte në takim me kryebashkiakët e vendit. Ai ka qenë i ashpër me ta dhe me pronarët e bareve, hoteleve, restorantëve të cilët kanë ngritur rrufeshëm çmimet e turizmit, a thua se janë në Monte Carlo.

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër tur-operatorët e Vlorës dhe të Jugut në përgjithësi të cilët kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët.

Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Eshtë e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League-n e Mesdheut. E ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë. Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë”, – tha Rama në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri me të drejtë ka ngritur një problem të madh sepse ka filluar mania dhe urdia e rritjes së çmimeve,  duke arritur edhe në absurditete në 80 apo 110 euro një çadër në ditë! Shqipëria po kërkohet se vitin e kaluar kishte çmime të logjikshme, natyrisht për bukurinë e vendit dhe bregdetit, por turravrapi turistik i huaj ishte se çmimet ishin joshese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo rritje çmimesh mund të bëjë që brenda vitit të kthehet në bumerang dhe të fillojë antireklama europiane, duke na kthyer si dikur Bullgaria e cila rriti çmimet dhe nuk shkoi më njeri, duke i kthyer në karantina hotelet dhe restorantet e bukura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?