Kryeministri: Mbyllen shkollat, bllokohen linjat ajrore dhe tragetet me Italinë

Kryeministri Rama lajmëroi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se pas konfirmimit zyrtar të dy personave shqiptarë me koronavirus do të mbyllen shkollat  deri me 3 prill, do bllokohen linjat ajrore me Italinë e Veriut, si dhe tragetet që vijnë nga zonat e prekura në Itali.

Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama.

“Në këtë situatë, si në çdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gejndje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ruajtja e qetësisë, dhe ndjekja e një burimi të certifikuar zyrtar, si dhe zbatimi në nivel individual i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuuar për veten dhe për tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës edhe financat përkatëse dhe edhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë”,- vijoi më tej Rama.

Më tej ministrja e shendetsisë, Manastirliu theksoi se do të bllokohen të gjitha grumbullimet masive, do të bllokohen të gjithë italianët dhe shqiptarët nga zona e kuqe në Itali. Nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri asnjë italian apo shqiptar nga zona e kuqe si dhe ata që mund të kenë hyrë në dy javët e fundit do të futen në karantinë të detyrueshme. Nëse kundërshtojnë do arrestohen sipas Kodit Penal në fuqi.

Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet

VENDIMET

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill

2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura

3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë

4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve

5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim

6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale

SHKARKO APP