Kryeministri Rama u nis për Gjermani për të takuar Merkel, por… nuk e priti njeri!

Edi Rama u nis me charter për Berlin për një takim kot së koti, por në thelb kishte si synim të takonte kancelaren gjermane Merkel. Përveç takimit ku nuk priste hapje negociatash me Brukselin, sepse Merkel mbetet e vendosur se pa plotësuar 15 kushtet e parlamentit europian nuk ka konferencë të parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE; Edi Rama donte një foto me Angela Merkel. Fotografia apo edhe një minikronikë e filmuar do jepej nga mediat proqeveritare në Tiranë me tituj të mëdhenjë se “kancelarja Merkel pret udhëheqësin Edi Rama” apo se “kancelarja gjermane jep mbështetje për zgjedhjet, Edi Ramës”, etj etj.

Makineria propogandistike e kryeministrit Rama është e madhe dhe e tmerrshme. Por Kancelarja gjermane Merkel nuk e priti!

Dhe me një karikaturë të vetme, Bujar Kapexhiu rrëzon makinerinë mediatike të Edi Ramës (shiko karikaturën).

 

SHKARKO APP