Kryeministri Rama: Kujdes se ka dyqane jo ushqimore që duan të hapen! Mos bëni gabim, xhandari i shtetit ju pret kokën!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bizneset jo ushqimore që planifikojnë nesër nisjen e aktivitetit se do të ndëshkohen rëndë. Në një mesazh në Facebook kreu i qeverisë thotë se bizneset jo ushqimore nuk do të lejohen të kryejnë aktivitetin.

Kryeministri shprehet se e vetmja listë e lejuar është ajo e publikuar në E-Albania.  Rama shprehet se vetëm gjatë javës së ardhme mund të diskutohet për bizneset e tjera që mund të hapen.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

? Kujdes!

? Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë!

? Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin E-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

? Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.

? Ju lutem verifikoni në faqen e E-Albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër?.

*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)”.

 

SHKARKO APP