Kryeministri Rama në TCH: Do hyjmë në ditë të vështira në luftën me koronavirus

Kryeministri Rama në një linjë direkte me Eni Vasilin në Open të TCH tha se Akoma nuk kemi hyrë në fazën më të vështirë ndaj luftës me koronavirus, duke nënkuptuar se ditët e ardhshme mund të jenë me surpriza, duke aluduar se Italia po dorëzohet para virusit vdekjeprurës. Por më pas kryeministri theksoi se ndaj kemi marrë masa ekstreme ndaj qytetarëve që të mos lëvizin e dalin nga shtëpitë.
Kjo luftë nuk dihet se kur do të mbarojë sqaroi kryeministri. Më pas Edi Rama se kemi kapacitetet shendetsore të shumta për ta përballuar këtë luftë, por nëse kemi skenar katastrofik (më keq se Italia) atëhere nuk mund të them gjë sepse edhe Gjermania, edhe SHBA dorëzohet. Por nuk do të lejojmë që të shkohet te skenari katastrofik, prandaj po marrim masa ekstreme.

Ndërsa i pyetur nga gazetari Robert Rakipllari pse nuk bllokoni koncensionet e dhëna që janë diku tek 150 milion euro dhe këto para të shkojnë për të përballuar luftën ndaj koronavirus, kryeministri Rama u mundua ta anashkalonte me kundrapyetje, por la të kuptohej se paratë e koncensioneve do ti paguajë qeveria, pavarësisht se opozita i quan të padrejta e që i marrin oligarkët.

(lajmi në përditsim)

SHKARKO APP