Kryeministri Rama: Nga sot ndalohet hyrja te Parku i Liqenit të Tiranës dhe buzë liqenit të Shkodrës

Kryeministri Rama doli prapë në media duke thënë se ka urdhëruar që të mbyllet Parku i Liqenit të Tiranës dhe shëtitjet buzë liqenit të Shkodrës. Ai tha ndër të tjera tha se do të ketë me shumë të infektuar në ditët në vazhdim deri nga mesi muajit prill.

“Mund ti mbajmë dritaret hapur për ajrosjen e të fikim kondicionerët. Po kjo nuk do të thotë të dalim xhiro, si dje apo sot, ku kishte mjaftueshëm njerëz për të cënuar rregullat, apo buzë liqenit në Shkodër ku mbrëmë ishte si kohë pushimesh. Nuk kemi kohë të vijojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet reakreative. Do bllokohet lëvizja edhe te Parku i Liqenit në Tiranë.

Sot kemi 38 të prekur, dy prej tyre një reanimacion. Më e keqja s‘ka ardhur akoma. Nuk dua t’ju fusë frikën, por duhet t’ju informoj. Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët. Para komunikimit marr miratimin e tyre. E vërteta është përgjegjësi parësore, ndaj përhapja e koronës është e pashmangshme. Pavarësisht se shifrat nga Merkel e Boris Johson duken alarmante, duhet kuptuar thelbi. Virusi prek shumë, pavrësisht nga masat, por duhet ngulitur se shumica do e kalojnë pa asnjë shenjë, e dyta, shumica do e kalojnë në shpi, e treta shumica e atyre që do bëhen për spital do shërohen. Masat shtrënguese janë të domosdoshme, sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri I atyre që do bëhen për spital do jetë shumë më I madh se sa shtretërit e këtë problem e kanë të gjithë”- u shpreh Rama.

(lajmi në përditësim)

SHKARKO APP