Kryeministri Rama paralajmëron: Dy javët e ardhshme do ketë rritje të numrit me koronavirus në Shqipëri
Edi Rama në daljet e shpeshta në media direkt nga shtëpia e tij, ku është vetizoluar, ka thënë se FRIKE JO, Kujdes PO!
Por kryeministri paralajmëroi se nga nesër mbyllen kufinjtë tokësor me Malin e Zi, me Kosovën , me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë, pasi ka mbyllur gjithë linjat ajrore me Italinë si dhe tragetet. Pasi ka mbyllur gjithë lokalet dhe restorantet, fasonët dhe call centerat, supërmarketet dhe linjat e prodhimit, pasi bllokoi sot edhe hyrjen e njerëzve të Parku i Liqenit të Tiranës dhe shetiroren e liqenit të Shkodrës, pasi bllokoi lëvizjen e automjeteve sot kryeministri tha se akoma nuk kemi arritur në kulmin e krizës. Rama theksoi se java e ardhshme si dhe java tjetër në vazhdim do kenë rritje të madhe të numrit me koronavirus në Shqipëri.
Ndërkohë Lulzim Basha ka ofruar një platformë për të përballuar situatën, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me represionin që po vendos, sipas PD-së, Rilindja. Kurse Petrit Vasili i LSI deklaroi se kryeministri të mos struket te vila e tij në Surrel, por të dalë në zyrë e të drejtojë punët.