Kryeministri Rama ripërsërit: Kush nuk paguan energjinë elektrike nuk do ketë drita!

Kryeministri Rama theksoi te emisioni i Sokol Ballës, ndër të tjera, se “kush nuk paguan energjinë elektrike nuk do të ketë drita. Kurseni energjinë dhe mos harxhoni! Ose fikeni dritat!”.

Pra qytetarët nga nesër duhet të nxitojnë të paguajnë energjinë elektrike në kushtet e luftës dhe papunësisë, sepse është dhënë urdhër OSHEE-së prej kreyministrit që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike kujtdo familjar që nuk ka paguar dritat.

Ndërkohë në lidhje me kërkesat e medias për ta ndihmuar qeveria me paketën ekonomike të publikuar, kryeministri e kaloi me indiferentizëm.

Nga organet tatimore kërkohet që çdo aktivitet i regjistruar në QKB duhet të paguaj detyrimet tatimore e tarifat, pavarësisht se jemi kohë lufte.

Si rregull kur je në kohë lufte të shpallur falen ose pezullohen pagesat e tilla!

Edhe në luftë, edhe mbyllur brenda pa punuar, edhe paguaj shtetin sikur nuk shkon!

 

SHKARKO APP