Kryetari i KQZ: Votimi është mbyllur në orën 19:00. Mos vazhdoni më!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, në një deklaratë për mediat deklaroi se procesi i votimit quhet i mbyllur në gjithë vendin. Zguri u shpreh se sipas Kodit Zgjedhor, votimi nis në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00.
Zguri tha se çdo komision votimi që mban hapur zyrat pas kësaj ore është në shkelje të ligjit.
Deklarata e kreut të KQZ vjen pas raportimeve se në shumë komisione po mbahen hapur kutitë edhe pa pasur radhë njerëzish për të votuar.
“Ajo që dua të sqaroj dhe shkak mori një informacion mediatik bëhet fjalë që persona që kërkojnë shtyrje të procesit të votimit. Është në kundërshtim me ligjin, në rastin konkret dua të citoj Kodin. Votimi fillon në 7:00 dhe mbyllet në 19:00. Vetë nëse ka zgjedhës në radhë, komisioni merr letër njoftimet dhe zgjatet orari.
Është kërkesë e ligjit nuk mundet kurrkush ta kalojë këtë normë. Nuk ka asnjë kërkese në KQZ. Kur ndodhi në 2017, specifikisht më është bërë pyetje nga OSBE/ODIHR nga jemi nisur për të bërë këtë kapërcim. Është normë e kodit zgjedhor kur nis e kur mbyllet votimi”,– u shpreh Zguri.
Kreu i KQZ tha se nuk ka të dhëna të sakta për numrin e votuesve. Ai deklaroi se shifrat e dhëna nga KQZ janë paraprake dhe jo zyrtare, pasi janë marrë me telefon dhe jo sipas procedurës.
PS pretendon se ka marrë të njëjtat vota si në vitin 2017, por të dhënat e sjella nga KQZ deri në orën 19:00 janë të debatueshme. Në KQZ mbërrije informacione nga komisionarët e votimit, që këtë herë janë të gjithë të Partisë Socialiste dhe normalisht shifrat janë fiktive.