“Kush ecën në makinë me 150 km/orë është vrasës potencial”, protestë para Ministrisë së Brendshme pas vdekjes së 4 vetave të një familje nga aksidenti

Nuk ndalojnë aksidentet në Shqipëri. Sot u shua një familje me 4 anëtarë të saj, të cilët kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet me të afërmit, padyshim që preku zemrat e gjithë shqiptarëve.

Nga aksidenti humbën jetën Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva dhe u plagosën 3 të rinj që udhëtonin në një mjet tip Audi, i cili thuhet se ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa ishte me shpejtësi të lartë. Në shenjë proteste kundër këtyre ngjarjeve, ku thuajse çdo ditë në rrugët e vendit humbasin jetë njerëzish, qytetarët janë sensibilizuar dhe janë hedhur në një protestë para Ministrisë së Brendshme. Duhet që policia rrugore të marrë masa ekstreme ndaj shkelesve të ligjit, pasi shumë shoferë ecin shumë shpejt. Bile si të çmendur.

Sonte disa të rinj në shenjë protestë bllokuan për pak minuta rrugën para Ministrisë së Brendshme, duke u shtrirë përtokë bashkë me biçikletat e tyre.

“Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial. Se ai nuk u aksidentua, por vrau, mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha një qytetar në protestë.

 

SHKARKO APP