Tensione jashtë Kuvendit/ PD kërkon debat me Ramën për skandalin në SHISH, Vlora Hyseni paraqitet në GJKKO
Vlora Hyseni, drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit, do të përballet këtë të enjte me Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Në orën 12:00, Hyseni do të ulet në bankën e të akuzuarve, në një senancë gjyqësore të marrjes në pyetje, gjatë së cilës gjykata verifikon masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” të dhëna në mungesë ndaj saj, si e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”.
Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që rendi i ditës në Kuvend këtë të enjte të ndryshojë në kuadër të zhvillimeve lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit.
‘‘Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekodet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj nē drejtimin e Shērbimit Informativ Shtetēror, tē debatojë mbi përgjegjēsitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD.
Nuk mungon as protesta e aktivistëve. Dy persona janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë tentuar të thyejnë rrethimin metalik të vendosur nga Policia në zonën përreth godinës së Kuvendit. Protesta zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare.
Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në GJKKO. Si gjithmonë nuk kanë munguar ironitë lidhur me zhvillimet e fundit të ngjarjes, ku këtë herë është ndalur te arrestimi i ish-kreut të SHISH dhe informacionet e dala më pas për komunikimet e Vlora Hysenit me Ergys Agasit. ”Ditë të gjatë keni. E pe si i fik radarët? Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën”, tha ajo.
Tensione te Kuvendi, shoqërohen dy persona, tentuan të thyenin rrethimin e Policisë
PD kërkon ndryshim të rendit të ditës në Parlament: Kërkojmë debat me Ramën për ish-kreun e SHISH
Skandali Vlora-Agasi, ironia nga Kryemadhi në GJKKO: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët

