PD kërkon ndryshim të rendit të ditës në Parlament: Kërkojmë debat me Ramën për ish-kreun e SHISH

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që rendi i ditës në Kuvend të ndryshojë në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, PD kërkon të hiqen nga axhenda interpelancat me ministrat Sofjan Jaupaj e Mirela Kumbaro për t’u zëvendësuar me debat me kryeministrin Rama për situatën në SHISH, pasi “Kuvendi s’mund të qëndrojë indiferent.”

Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekodet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj nē drejtimin e Shērbimit Informativ Shtetēror, tē debatojë mbi përgjegjēsitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?