Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri…

Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri…

Kultura
E hënë, 29 Gusht 2022 07:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mevlan Shanaj-

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

L A S G U S H!

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Sa frikë ti qasesh këtij emri!

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kam pasur mundësinë ti qasem, të bisedoj të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator( në fakt perandor i mendimit të lirë).

Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve), me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.
Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me dr Misto Marko, mik i Lasgushit , burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi , miku më i afërt.Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit. Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonët që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij. Për ta bindur për intervistën vajtëm takuam shokun e fëmijërisë Nuçi Tira, që ishte me “ pushtet” nën/ kryetar i Degës së Brëndëshme. U vendos që të nesërmen Lasgushi, shoku Nuçi dhe dr Misto do takoheshim në Drilon, aty ishte qetësi dhe bukur! Ishte vendi ku pushonte shoku Enver. Ne si televizion i bindëm pasi sh Enver vinte në gusht! U takuam dhe biseda ishte mes tyre e lirë, mes shokësh të përditshëm. Erdhi edhe rakia perla apo moskat që ja kishte qejfi. Duke xhiruar ishte krejtësisht i lirë në mendimet e tija. Me kamerën e Stefan Gajos, me film 16 mm, kemi xhiruar gati dy orë.

Në një çast më thotë për Naçin (kameramanin) po ky ç’më rri si vuv nuk flet fare!
Mes shumë bisedave citoi për Kosovën: Kosova, luftë skënderbejane… do të vuaj se nuk e kaloi Rilindjen, asnjë Populll nuk zhvillohet pa kaluar Rilindjen. Më tej më thotë: Unë
Poezinë nuk e shkruaj po nuk lëvizi guri i mullirit! E di ti, gurin e mullirit?! – Po, i them! Pa pritur, më bërtiti: Asgjë nuk di! Unë heshta. Ata që ja dinin huqet nuk reaguan, por dr Misto i tha, z.Llazar, (atij nuk i thoshte njeri Lasgush, veçse z. Llazar, ) ky e di se është i shoqi i Natashës! Ah, më tha, ajo është e mirë! Në bisedë e sipër përmëndi vetëm Ismail Kadare, kuptohet për mirë. Dhe emrat botëror: Lermontov, Heine dhe Leopard! E di ti nga sa libra kanë shkruar këta? Unë ngrita supet! Nga njëckë, më tha dhe ngriti gishtin e vogël. Sepse poezia nuk është Art që bëhet me porosi. Unë që të bëj një poezi rri me muaj apo me vite! Më thonë mua pse nuk shkruan Llazari, ja shkrova unë për Reshit Çollakun se e njihja dhe thashë: Hajde o Reshit Çollaku, shtive shtatë e vrave tetë, përse e shkrova kështu ?! Se ishte trim ai!

Nga intervista u transmetua 31 min në TVSH dhe 30 min të tjera i sinkronizova dhe i dorëzova në arkiv pasi ishin mendime të lira që sigurisht nuk do ti pranonin për tu shfaqur në atë kohë. 10 vjet më vonë më 1991 shkova në Arkivin e TVSH i kërkova ato materiale të sinkronizuara të gatëshme për transmetim , por nuk e gjeta filmin. Kur u shfaq dokumentari për Lasgushin në një festival të filmit, zbrisja shkallët e pallatit të kulturës me Viktor Gjikën, që kishte në dorë kupën e festivalit me dokumentarin “4 këngë për partinë” më thotë: Kjo kupë i takonte Lasgushit, po Partia i merr të gjitha! Kthehem te koha me Lasgushin, në mbrëmje të asaj dite aty ku është sot Turizmi që i thonë, po shëtisnim pesë veta, thotë dr Misto, po fryn gjoli z. Llazar, ikim,! Jo, thotë dhe ma kap dorën e më tregon se poshtë këmishës kishte karton për tu mbrojtur nga era, nuk ka ç’më bën era, jam i mbrojtur! Dhe pak më tej nxori orën nga xhepi i një kostumi të vajtur, ora ishte një orë kineze tavoline, i ra nga dora. U përkula e mora, e vuri në vesh dhe tha: Gjene punon! Ç’ më shikon i çuditur më tha: ora për të treguar kohën është, jo po të krekosesh me ora të shtrenjta! Kjo e bën punën për mua dhe e futi në xhep! Kuptohet kur ishe me të ai fliste, fliste dhe tregonte pafundësisht ngjarje me një kujtesë fenomenale. Ja kush ishte Lasgushi për mua!  Më shumë se legjendë, jo njeri, një magji që vazhdon të endet në mendjet e çdo poracedari! E dini, që një herë e sollën nga spitali të vdekur, por pas ca orësh u ngrit nga arkivoli! Dhe tha: Jam Shën Llazari, nuk di të vdes!

Ky ishte Llazar Gusho! Vonë shumë Së bashku me Natashën përgatitëm skenar për film
artistik, vajtëm takuam Marien të bijën për leje autorsie. Mbeti vetëm një dëshirë ! Skenari rri në sirtar siç u rrinë krijuesëve shumë e shumë vepra të tjera!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.