Lajthit Presidenti serb, Vuçiç, në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë
Lajthit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se Kosova është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në “kushte dramatike”.
“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb.
Që nga viti fillimi i vitit, Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat i konsideron paralele dhe të jashtëligjshme.
Këto veprime të autoriteteve kosovare kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara.
Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “marrë hapa konkretë dhe të vendosur” për të ndalur, siç tha ai, dhunën në Kosovë.
Këto deklarata anti shqiptare paraqesin rrezik për destabilitet dhe luftë në Ballkanin Perëndimor. Vitet e fundit Serbia është pajisur me armë moderne nga Rusia dhe Kina, dy shtetet aleate të Beogradit zyrtar.
Ndërkohë qeveria e SHBA ka vendosur ndërprerjen e bisedimeve me qeverinë e Kosovës për shkak të qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti që sipas Departamentit Amerikan të Shtetit e ka kaluar “vijën e kuqe”.
KOHA JONË SONDAZH

