“Lali Eri, jemi me ty”. Pallati i Kongreseve përplot me të rinjë, fushata ndezi motorat!

Sot ishte 31 vjetori i FRESSH, organizatës rinore të PS. Ndaj pallati i Kongreseve ishte mbushur plot e përplot me të rinjë.

Ishte Erion Veliaj ai që përshendeti të rinjtë. Kishin ardhur të gjithë nga drejtuesit e PS dhe qeverisë, përjashtuar Edi Ramën. E kishte lenë kastile, kryeministri, drejtimin dhe përshendetjen e FRESSH nga Erion Veliaj, pasi jemi në fushatë elektorale.

Dhe Veliaj e luan mjeshtërisht rolin e tij si kryebashkiak dhe si kandidat jo vetëm për mandatin e ri, por edhe si numri dy në PS, pas Edi Ramës.

Ndërkohë opozita vazhdon sherrin mes vetes, ku do të dalin me dy kandidatë nga PD.

SHKARKO APP