Lesi: Një sqarim për Fevziun!

Për korrektesë për lexuesin dhe publikun më duhet të sqaroj se në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në televizionin e Aleksandër Frangajt, TV KLAN, me paskan cituar live se gjoja kam nis një sms drejtuesit të emisionit, i cili e ka lexuar si sms timen!

Unë as nuk kam nisur sms Fevziut, as po e ndiqja emisionin. Për etikë drejtuesi i emisionit duhej të merrte, nëse duhej, prononcimin tim, pasi ai e ka numrin tim të cel. Por jo të thoshte live se “se me ka nisur protestë me sms Nikoll Lesi….”!

E bëj këtë sqarim sepse kam shumë telefonata dhe sms për këtë gjoja “protestën” timen te Fevziu, ndonëse siç me thonë, nuk ka patur konotacion negativ, por gjithsesi i detyruar po bëj sqarimin tim, pavarësisht se Fevziun e kam patur analist dhe bashkëpunëtor të mirë në gazetën “KOHA JONE”, dikur; pa harruar se asokohe e pata emëruar kryeredaktor të revistës AKS, filial i KOHA JONE, ndërkohë që A. Frangaj ishte drejtor i revistës KLAN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikoll Lesi

Swiss Digital Mobile Reklama

drejtor i gazetës “KOHA JONE”

Faksimile e gazetes KOHA JONE, 8 shkurt 1997

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?