Libri “SPARE” i Princit Harry, libri më i shitur i gjithë kohërave!
Kujtimet e përfolura të Princit Harry “SPARE” janë kthyer tashmë në librin më të shitur të gjitha kohërave, pasi janë shitur 1.43 milionë kopje gjatë ditës së parë daljes në treg në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.
Rekordi Botëror Guinness e vërteton këtë fakt.
Rekordi mbahej më parë nga libri i katërt i Barack Obamës, A Promised Land (2020), i cili shiti 887,000 kopje në ditën e publikimit. “Spare” u lançua në Shtetet e Bashkuara me një tirazh prej dy milionësh dhe një tirazh i dytë ishte planifikuar për të përmbushur kërkesën e madhe.