Listat e hapura/Pse deputetët opozitarë nuk dorëzojnë mandatet tani që Rama ua mbylli listat?

Nga Herion Mesi-

Loja e deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët bërtisnin për “lista të hapura 100 %” dhe ndryshuan Kushtetutën, duket hapur se ishin të blerë nga Rilindja. Nuk kanë asnjë shans më për të mashtruar publikun, sepse nëse donin vërtet lista të hapura dhe mëqënëse kryeministri i mbylli me shumë se sa ishin dikur, atëhere këta deputetë duhet të deklarojnë dorëzimin e mandatit të deputetit.

Por fakti që asnjë prej tyre që i çanin veshët publikut, që nga Murriz Myslimi e deri te Rudina Hajdari, se gjoja pa lista të hapura nuk ka votime, se nuk do votojmë asnjë ndryshim në Kod Zgjedhor, se do bëjmë këtë dhe atë, pra që tani nuk dalin publikisht të dorëzojnë mandatin e deputetit, tregon se ishin dhe janë në tasin e Edi Ramës,

Kryeministri i ushqeu me tenderime, me para, me gjithçka të pisët nga sofra rilindase, shumicën e deputetëve të opozitës parlamentare.

Ndaj nuk kanë kurajo ky soji deputeti!

Ata janë një si Rilindja dhe duhen ndëshkuar me votë si sahanlëpirës të Edi Ramës.

Nëse do të dilte Rudina Hajdari dhe të thoshte publikisht se Edi Rama na gënjeu me listat e hapura dhe po e dorëzoj sot mandatin e deputetit, atëhere e votoja me pasion të madh Rudinën.

Por që të mashtrojnë popullin, si gjoja parti të reja antiRama e anti… nuk e ha njeri.

Ndaj Rudina Hajdari ka shansin të rrijë në politikë nëse pas mos votimit të listave 100 % të hapura, ikën nga ai palo parlament.

SHKARKO APP