Mehmetaj: Samiti i Poznanit, nul për Ramën!
Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cilëson si dështim përfaqësimin e Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama në samitin për Ballkanin, që u mbajt dje në Poznan të Polonisë.
Mehmetaj thekson se gjithë vendet e rajonit morën miliona euro për ekonominë dhe infrastrukturën në këtë samit, ndërsa Shqipëria nuk u bë pjesë e asnjë projekti të rëndësishëm.
Në një postim në Facebook, ish-deputetja e LSI thotë se në këtë takim, Edi Rama shkoi vetëm për të zënë vend në ndonjë cep të fotos me liderët e Bashkrimit Europian. Në mënyrë ironike, Mehmetaj thotë se “bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan”.
“Samiti i Poznanit, nul për Edi Ramën! Ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit. E ndërsa të gjithë Kryeministrat e tjerë të rajonit përfituan projekte të rëndësishme për shtetet e tyre, bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan. Fatkeqësi Kryeministër”,- shkruan në një postim në Facebook, Kejdi Mehmetaj.