Luan Rama kërkesë qeverisë: Përfshini dhe Lezhën në zonën e dëmtuar nga tërmeti
Nga Luan Rama *
Një propozim për qeverinë:
përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, edhe qarkun e Lezhës.
Qeveria më në fund ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Vendimi i duhur, mbështetje maksimale dhe solidaritet i plotë që qeveria të përmbushë të gjitha detyrimet që ka.
Por, meqenëse në emër të LSI-së kam qenë i pari që i kam kërkuar kryeministrit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, vërej se vendimi i Këshillit të Ministrave është i mangët.
Ndaj, po i drejtohem sërisht publikisht qeverisë me një propozim:
përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe qarkun e Lezhës.
Sepse edhe në qarkun e Lezhës, janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit;
Sepse edhe banorët e qarkut të Lezhës kanë nevojë të trajtohen me statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
Sepse edhe për banorët e qarkut të Lezhës, qeveria ka të njejtat detyrime dhe përgjegjësi si për banorët e qarqeve të Durrësit dhe Tiranës.
Asnjë diskriminim, ndihmë dhe solidaritet për të gjithë të dëmtuarit prej tërmetit të 26 nēntorit!
*Zëvendëskryetar i LSI