Lulzim Basha: Do të investojmë veçanërisht për biznesin e mesëm. Kryeministri nuk do ketë me shumë se dy mandate

Lulzim Basha i ftuar në Opinion te Blendi Fevziu tha ndër të tjera se qeveria e re  PD dhe LSI do të investojë për zgjerimin e biznesit të mesën, pasi mbetet shtresa kryesore e një shoqërie demokratike. Basha theksoi se kur të vijë në pushtet do vendosë në Kushtetutë mandatin e kryeministrit, pra nuk mundet që një person të jetë me shumë se 8 vite kryeministër.

Më pas Lulzim Basha shtoi se opozita do jetë e përbashkuar dhe nuk copëtohet. Ndërsa në lidhje me hamëndjet se pas zgjedhjeve mund të bëni qeveri të përbashkët me PS, kreu demokrat sqaroi se nuk ka asnjë shans të ndodhë.

SHKARKO APP