Lulzim Basha: Sot Ramën e braktisën edhe vetë socialistët. Rama:Fitova!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në deklaratën e parë të bërë pas votimeve të 30 qershorit deklaroi se shqiptarët sot refuzuan qeverisjen e “Ramës”.
“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit të Edi Ramën. Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të votuan më pak se në vitin 2015, 2017”,- tha Basha.
Kreu i PD-së tha se votimet ishin moniste dhe me presione të forta ndaj administratës, duke i kërcënuar me bukën e gojës, por qytetarët treguan dinjitet.
Ai theksoi se sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak. “Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste. Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit. Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe certifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda”,- tha Basha.
Kreu i PD e përfundoi fjalën e tij duke thënë se votimet e sotme e kanë bërë të pashmangshëm ndryshimin.
Ndërsa kryeministri Rama në një dalje për mediat në ora 21.00 tha se “Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Por paqja do të fillojë vetëm kur të tërhiqen, pak e nga pak, nga sulmet për Shqipërinë.
Nëse duan marrëveshje, marrëveshja ndërtohet vetëm me dialog pa kushte dhe të ndihmojmë të gjithë bashkarisht për çeljen e negociatave.
Por duhet ta dini se unë nuk bëj asnjë marrëveshje për ta penguar drejtësinë për ndëshkimin e politikanëve për zullumet që kanë bërë, majtas apo djathtas” – tha kryeministri.
- Monika Kryemadhi: Bye bye Edi! 85% e shqiptarëve sot të refuzuan
- Porosia e fundit e partisë për policët që ruajnë qendrat e votimit
- PD-LSI: Falsifikim nga KQZ. Pjesëmarrja është 10% në votimet moniste
- Mazhoranca nis falsifikimin e numrit të votuesve