“Maestro” Armaldo Kllogjeri, i shumëkërkuar nga bare dhe biznese në Tiranë
“Maestro” Armaldo Kllogjeri u bë i njohur në publikun shqiptar nga “Big Brother”.
Duket se jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Përveç Teatrit të Operas dhe Baletit ai po merr ftesa me shumicë për dasma apo bare të njohura në Tiranë.
Deri në 3-5 mijë euro shkon çmimi që bizneset janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur të ftuarin e tyre. Gjithashtu kanë nisur edhe kërkesat për të publikuar në rrjetet e tij sociale.
Armaldo edhe pa hyrë në Big Brother ishte personalitet muzikor, por BB ia rriti emrin.
Në fund të fundit e meriton ai si njeri dhe profesionist.
Me interes pritet edhe dalja e Luiz Ejllit nga BB. Ai do të jetë supër i kërkuar.