Maskat standard i jetës sonë të përditshme? Po ata që kanë gjithë jetën me maska?!

DW ka botuar sot një shkrim ku thuhet nga një studim i revistës “Der Spiegel” se “Ne nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe se mbajtja e distancës dhe masat mbrojtëse do të vazhdojnë të jenë standardi i jetës sonë të përditshme.”

Por edhe sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga infeksioni me virusin Corona kohët e fundit ka rënë ndjeshëm. Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.

Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh, tha presidenti i BfR Andreas Hensel. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.

Mënyra e jetesës publike do të ndryshojë pas pandemisë corona, por si do t’ia bëjnë ata personazhe apo politikanë në Shqipëri që gjithë jetën kanë përdorur maskë?!

Apo maskë mbi maskë?

Imagjinoni kllounët deputetë të “opozitës” me dy palë maska apo deputetët e “fortë” të PS me masken e jetës së përditshme, duke shqyer fonde dhe euro, bashkuar me maskën e koronës!

Kohë dopio maskash!

SHKARKO APP