Mbi 100 mijë para Presidencës, në sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me lule dhe flamuj kuq e zi
Në orën 17:00 ka nisur manifestimi mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës. Mbi 100 mijë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së kreut të shtetit Ilir Meta. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur si asnjëherë më parë.
Pas mbërritjes së kreut të shtetit dhe mjaft figurave publike që e shoqëronin atë, manifestimi nisi me këndimin e himnit kombëtar.
Aktori Neritan Liçaj ka hapur takimin në cilësinë e moderatorit. Ai ka ftuar për të folur juristin Ledio Bianku.
Juristi Bianku u shpreh se “në një vend ku Presidentit nuk i njihet e drejta kushtetuese, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Jam këtu jo për pushtetin e partive, por për pushtetin e Kushtetutës”.
Lexoni edhe…
New York Times dhe Washington Post: Mijëra shqiptarë në mbeshtetje të Presidentit Meta
Diplomati thirrje ndërkombëtarëve nga manifestimi: E sotmja është një kambanë alarmi
Artisti Bujar Kapexhiu: Të gjithë të mbrojmë Kushtetutën
Juristi Ledio Bianku: Jemi këtu për pushtetin e Kushtetutës
FOTO LAJM/ Shqipëria në shesh për Kushtetutën
Flamuri gjigand në manifestimin madhështor (FOTOLAJM)
Studentja e drejtësisë: Kanë kaluar çdo kufi, na ngopëm me premtime boshe!






KOHA JONË SONDAZH

