Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 06:50 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, … Luciana Kokaj, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe aktivistët e tjerë që u identifikuan me protestën shumëjavore në Tiranë kanë sot një përgjegjësi publike: të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Studentja Samanda
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagimi ndërkombëtar
  • Kriza politike
  • Armët te protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Studentja Samanda
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagimi ndërkombëtar
  • Kriza politike
  • Armët te protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve

Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve

Ekonomi
E shtunë, 22 Gusht 2026 11:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që shkaktojnë zjarre, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim.

Javën e kaluar në ishullin grek të Kretës shpërtheu një zjarr, shkaku i cili të cilit sipas zjarrfikësve, ishte se një turist kishte bërë skarë me qymyr druri pranë pyllit. Sipas mediave turisti u tha autoriteteve se nuk e dinte që kur ka erë të fortë dhe mot të thatë skara në ambiente të hapura ishte e ndaluar.

Rasti në Kretë nuk është i vetmi. Që nga fillimi i vitit në Greqi janë arrestuar 308 persona për shkak të zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia ose me dashje. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, Giorgos Artopoios, bëhet fjalë për 272 raste pakujdesie dhe 36 raste zjarrvënieje të qëllimshme.

Mund t'ju interesojë

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

15 Tetor 2026, 12:38
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dh...

14 Tetor 2026, 12:17
FMN: Rritja ekonomike e Shqipëri 3,5%, inflacioni pritet në 3,2%

FMN: Rritja ekonomike e Shqipëri 3,5%, inflacioni pritet në 3,2%

13 Tetor 2026, 13:24
Greqi: Dy njerëz pranë një pylli që po digjet
Që nga fillimi i vitit në Greqi janë arrestuar 308 persona për shkak të zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia ose me dashje.Fotografi: Stelios Misinas/REUTERS

Sipas organeve të Mbrojtjes Civile për shkak të thatësirës dhe erërave të forta, rreziku i zjarreve është rritur sërish. Në të njëjtën kohë temperaturat po ngjiten në nivele shumë të larta: ditët e ardhshme në pjesën më të madhe të Greqisë priten temperatura mbi 40 gradë Celsius. Vala ekstreme e të nxehtit pritet të zgjasë deri mesin e javës së ardhshme. Këto kushte bëjnë që zjarret të përhapen me shpejtësi.

Sistem sinjalizimi për zjarret në monumentet historike

Për të mbrojtur monumentet dhe vendet e saj historike nga zjarret në pyje, Greqia po i pajis ato me një sistem modern zbulimi dhe sinjalizimi të zjarreve. Sipas Ministrisë së Kulturës mekanizmi i ri është testuar me sukses në kushte reale në rrëzë të Akropolit të Mikenës, në gadishullin e Peloponezit. Sistemi do të instalohet në 22 qendra historike.

Pajisjet janë të pajisura me kamera optike dhe kamera termike, disa prej tyre edhe me pamje panoramike 360 gradë. Kamerat mund të lëvizin horizontalisht dhe vertikalisht dhe mundësojnë mbikëqyrjen e zonave të dyshimta. Në vende të përzgjedhura do të vendosen gjithashtu pompa lëvizëse për shuarjen e zjarreve, që do të mundësojnë ndërhyrjen e parë në rast shpërthimi zjarri.

Greqi, Porto Germeno 2026 |  Zjarrfikës duke shuar një zjarr
Sipas organeve të Mbrojtjes Civile për shkak të thatësirës dhe erërave të forta, rreziku i zjarreve është rritur sërish.Fotografi: Michael Varaklas/AP Photo/picture alliance

Deri në fund të gushtit pritet të vihen në funksion gjashtë sisteme të reja, ndër të tjera në Akropolin e Athinës, në Pallatin e Nestorit dhe në manastirin Hosios Lukas. Tetë sisteme të tjera do të pasojnë në shtator.

Projekti është pjesë e programit grek të Mbrojtjes Civile “Aigis” dhe financohet nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe i Rezistencës i Bashkimit Evropian. Qëllimi është që  në vendet me vlerë të veçantë kulturore dhe natyrore zjarret të zbulohen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shkurtuar kështu kohën e reagimit të forcave të emergjencës./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 1 ore

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 10 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 10 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 15 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.