Më 22 shtator nis vaksinimi kundër gripit, mjekja pediatre: I rekomandueshëm nga të gjitha protokollet

Apel për vaksinim pediatrik: Me afrimin e vjeshtës, mjekët paralajmërojnë shtim të virozave sezonale.

Me hyrjen në sezonin e vjeshtës, mjekët pediatër paralajmërojnë shtim të ndjeshëm të virozave tek fëmijët, duke bërë thirrje për vaksinim të hershëm si masë parandaluese. Në prag të nisjes së Programit Kombëtar të Vaksinimit, më 22 shtator, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka shpërndarë në rrjetet sociale këshilla të vlefshme nga pediatrja Dr. Meribane Zela, duke theksuar rëndësinë e vaksinës së gripit për grupmoshat pediatrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Dr. Zela, vaksinimi kundër gripit është i rekomanduar nga të gjitha protokollet ndërkombëtare, përfshirë:
Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)
Akademinë Pediatrike Amerikane
Shoqatat pediatrike europiane
Aplikimi i vaksinës rekomandohet për të gjithë fëmijët nga 6 muajsh e sipër, veçanërisht për ata me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar nga komplikimet e virozave sezonale.
“Do t’iu sugjeroja të gjithë prindërve, veçanërisht atyre me fëmijë me sëmundshmëri kronike, t’i sjellin fëmijët e tyre për aplikimin e vaksinës së gripit,” — tha Dr. Zela.
Për herë të parë këtë vit, Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar zgjedhjen e vendit dhe kohës së vaksinimit përmes platformës digjitale e-Albania, duke lehtësuar aksesin për të gjithë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit.

Vaksinimi ofrohet falas dhe është pjesë e strategjisë për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë stinëve të ftohta.

Mjekët dhe autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim të menjëhershëm: vaksinimi është jo vetëm mbrojtje për fëmijën tuaj, por edhe një kontribut për komunitetin. Virozat e stinës nuk janë të parashikueshme, por mbrojtja është në dorën tonë.

AV/KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?