Me dy “PD” zgjedhjet i ka të humbura opozita. Gazment Bardhi: Nuk duan bashkim, pala e Saliut!
Nga Lindita Kokoli-
Me sa duket, fatkqesisht, PD po futet në zgjedhje me dy “PD”! Natyrisht që mbetet në tagrin ligjor të Ilirjan Celibashit që cilën PD të regjistrojë, por gjasat duken se PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të jetë PD zyrtare në fletën e votimit.
Ndërkohë Berisha po shikon çdo mundësi se si të regjistrohet në zgjedhje. Por asnjë hap negocimi mes palëve deri sot. Gazment Bardhi, deputet dhe sekretar i Përgjithshëm në PD thotë për “Koha Jone”: “Nuk ka asnjë kërkesë nga pala e Berishës dhe deri tani kanë refuzuar çdo propozim tonin për zgjidhje”.
Pra duket e qartë se PD-ja do të futet me dy copa “PD”.
Dhe kanë të sigurtë se do të çajnë votat e elektoratit demokrat duke siguruar një humbje të madhe.
Kjo është e padrejtë sepse shkatërron idealet dhe interesat e krejt demokratëve, por edhe të opozitës.