FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me këtë “siguri” terroristët mund të rrëmbejnë avionë

Ngjarja e frikshme dhe e tmerrshme këtë të martë në aeroportin e Rinasit, ku grabitësit me armë të shumta hynë dhe morën 10 milionë euro mu në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, duke terrorizuar pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit ngre një pyetje të madhe: Sa i sigurtë mbetet aeroporti ndërkombëtar i Tiranës? Eshtë e dyta herë që bandat me armë hyjnë mu në aeroport dhe nuk ka asnjë siguri për qindra e qindra pasagjerë që udhëtojnë çdo 24 orë në aeroport.

Si ka mundësi që qeveria hesht? Si mundet të lihet në këtë mënyrë aeroporti, ku siç ndodhi sot mundet të hyjnë dhe elementë terroristë në avionë? Pse nuk ruhet dhe nuk kontrollohet me forca speciale dhe të sigurisë së lartë aeroporti, kur dihet përherë edhe rreziku terrorist?

Pse qeveria ia ka lenë sigurinë një kompanie private, kur aty duhet siguri e lartë? Me këtë siguri të aeroportit nuk është çudi se ndonjë ditë të dëgjojmë për terroristë që rrëmbejnë avionë në Rinas!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?